Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka theksuar se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”, tha ai në Edicionin Special të Klan Kosovës,
Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe.
“Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca.
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...