Deputeti Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se deklarimet e djeshme të Hotit e kanë degraduar dialogun me koalicionin LDK-AKR, duke e cilësuar si të pamatur.
“Ajo deklaratë e ka luhatur bashkëpunimin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kjo deklaratë është e qëllimshme sepse është aq i mençur pasi që krahasimi i njëjtë i LVV me PDK nuk është deklaratë e duhur, është naive. Arsyeja pse e ka thënë nuk e di,” ka thënë Konjufca.
Ai ka folur edhe për takimet konsultative pas këtij të sotmit, në të cilin nuk ishin të pranishëm, duke thënë se nëse në takimet e ardhshme marrin pjesë partitë tjera, i bie që po punojnë në shërbim të PAN-it.
“Kjo nuk është në rregull sepse është në funksion të koalicionit PAN të blejnë kohë dhe t’i përmbyllin pazaret qoftë me Teuta Rugovën qoftë me deputetët tjerë,” ka thënë ai.
Konjufca ka thënë se nëse PDK nuk heq dorë nga Veseli e ka ftuar ta qet në votim.
“Ata janë para dy alternativave ose ta zgjedhin një kandidatë tjetër ose ta qesin në votim Veselin. I ftoj nesër ta qesin në votim nëse është emër i rëndësishëm,” ka thënë ai.
/arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...