Kuvendi i Kosovës ka nisur interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha gjatë fjalës së tij se çmimi i energjisë elektrike është rritur katër herë prej vitit 2012, raporton Arbresh.info.
“Çmimi i energjisë elektrike është rritur katër herë deri tash prej vitit 2012 kjo me arsyetim të gënjeshtërt që mbulimi i kostos është i nevojshëm. Qytetarët janë duke paguar shumë shtrenjtë për çmimin e energjisë elektrike. Nuk po merret asnjë masë konkrete mbi sigurimin e prodhimit të energjisë dhe sërish ka import shumë të madh duke na shkaktuar dëme të mëdha në buxhet”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, gjendja me energji elektrike është alarmante./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron