Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorit të Ditës së Paqes, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.
Konjufca tha se liria jonë erdhi si kontribut i UÇK-së dhe anëtarëve të NATO-së,
“Sot jemi për të bërë homazhe për të gjithë të rënët në kuadër të lirisë për Kosovën. Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dëshmoreve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë, por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtar të cilët e ndihmuan luftën tonë dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Me vetë faktin që aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës u mobilizua struktura më e madhe ushtarake demokratike në botë e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo e ushtronte mbi popullin e Kosovës, kjo flet mbi të gjitha që kauza jonë është e drejt që liria jonë ishte shumë e shenjt prandaj duhet ta mbrojmë e ta ruajmë atë me çdo kusht”, deklaroi Konjufca./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron