Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave në Izbicë të Skenderajt, në nderim të 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe 26 vjet më parë, njofton Kuvendi i Kosovës.
Masakra e Izbicës shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat pas rrethimit të mijëra banorëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve të tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht./Arbresh.info

Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...