Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, bëri sot homazhe pranë lapidarit të të rënëve të këtij fshati.
Gjatë bashkëbisedimit me banorë, u kujtuan ngjarjet e ndodhura në fshatin Sllovi dhe krimet serbe të kryera në atë kohë.
Kryetari Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve tanë ka pasur kuptim për gjeneratat e reja, duke e gëzuar lirinë e sotme.
Dënimin e krimeve serbe i pari i Kuvendit e konsideroi proces të vështirë, por u tregua optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën.
Rikujtojmë se më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë./Arbresh.info/







Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...