Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Europës Juglindore, me temë diskutimi “Procesi i integrimit europian të vendeve të Europës Juglindore”.
Në konferencë, përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit, po merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Olivèr Várhelyi, për të mbështetur aspiratat euro-integruese të vendeve të Europës Juglindore që janë në proces integrimi.
Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Konjufca ka theksuar rëndësinë e unitetit pan-europian “kundrejt rreziqeve që rajoni ynë dhe Europa në përgjithësi po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize”.
Në këtë kontekst, Konjufca ka denoncuar përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti, ku i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
“Po ashtu, theksova progresin që Republika e Kosovës ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian”.Republika e Kosovës e sheh Bashkimin Europian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”, shkroi Konjufca./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...