Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës tha kongresmeni amerikan, Ritchie Torres.
Toores, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO.
“Ka nevojë për një rrugë të shpejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta”.
“Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Është e rëndësishme që ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ka qenë një mike besnike i SHBA-ve, një mike besnik i BE-së”.
“Dhe më e pakta që mund të bëjmë është ta fusim Kosovën në familjen e NATO-s.”, tha Torres në kanal10.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...