Kështu tha sot kongresisti amerikan, Emanuel Cleaver, i cili shtoi se një marrëveshje paqeje, do të ishte shumë e rëndësishme për perspektivën euroatlantike të të dy vendeve, transmeton lajmi.net.
“Përpjekjet për paqe janë të nevojshme për të dy vendet. Të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë për perspektivën euroatlantike”, ka thënë ai.
Sipas tij, ai beson se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe të përhershme.
Kongresisti amerikan po ashtu tha se përveç me Kosovën, SHBA-të janë të interesuar që të mbajnë raporte të mira edhe me shtetin serb, dhe se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen në bashkëpunim ekonomik.
Deklaratat e kongresistit amerikan vijnë në një periudhe kur SHBA-të kanë dalur haptazi në përkrahje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Kjo pas deklaratave të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...