Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:05, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm.
Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) në një postim në Facebook bën të ditur se ky aksion u realizua nga FPSRK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet se ky operacion kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.
“Sot, më datë 29 shtator 2025, rreth orës 10:05, Kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, ka ndërmarrë një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës. Ky aksion është realizuar me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe respektimit të rregulloreve në fuqi që ndalojnë shitjen e paligjshme të peshkut të egër dhe jashtë sezonit. Dëshirojmë të shprehim falënderimet më të sinqerta për Policinë e Kosovës për asistencën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional në realizimin e këtij operacioni”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...