Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kanë zbatuar planin operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, i cili ka për qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e motoçiklistëve që me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë në trafik, si dhe me zhurmat e larta, cenojnë qetësinë publike, veçanërisht në orët e natës.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij plani, vetëm gjatë kësaj jave, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në terren, ku si rezultat janë konfiskuar 20 motoçikletat dhe shqiptuar gjoba ngasësve të cilët janë hasur pa leje të vozitjes përkatëse, janë shqiptuar 7 gjoba drejtuesve për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe janë shqiptuar 3 gjoba ngasësve për drejtim të motoçikletës pa regjistrim të rregullt.
“Ky plan operativ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar zona të ndryshme urbane dhe rurale, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve të ndryshme. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...