Njësitet e Doganës dje kanë ushtruar një kontroll në disa lokacione, respektivisht në disa kazino në qytetin e Therandës me qëllim verifikimin e pagesës së akcizës për lojërat e fatit.
Kontrolli është ushtruar në 3 lokacione të ndryshme, ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar 3 aparate të lojërave të fatit të pa licencuara.
Aksioni ka qenë i përkrahur dhe i koordinuar me Policinë e Kosovës, stacioni i Policisë në Therandë. Vlen të potencohet se është plani i dytë me radhë gjatë kësaj jave në rajonin e Prizrenit ku në një rast të mëhershëm, janë zbuluar edhe tri lokacione ku nga ato janë konfiskuar 8 aparate ilegale në Prizren.
Të gjitha rastet janë përcjell tutje për trajtim nga Sektori për kundërvajtje doganore. Gjatë kësaj jave janë konfiskuar 11 aparate ilegale të lojërave të fatit.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...