Konfirmuar rasti i parë i murtajës së rumanitëve të vegjël në Landovicë të Prizrenit

14:29 | 3 Korrik 2025
E.H

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare kanë vendosur kufizimet e lëvizjes në fermën e dyshuar, transmeton Arbresh.info.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit. Menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare. Të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar. Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.

Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur.

“ Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave pëërreth sipas protokolleve veterinare”, njofton AUV-i.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/537/2025 për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë.

Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës

I. Masat e përgjithshme:
a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025

Çfarë është sëmundja PPR

Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.

PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme