Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka komentuar takimin e fundit që pati me kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë.
Ai në Rubikon ka konfirmuar se Lladrovci është pjesë e PDK-së.
“Gjendja është se ne bashkë do ta arrijmë rezultatin që Partia Demokratike e Kosovës ta formojë Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës dhe ta udhëheq Qeverinë, unë jam i bindur se do ta maksimalizojmë votën sikurse në zgjedhjet e kaluara që kemi fituar rreth 20 mijë vota si Parti Demokratike e Kosovës në Drenas. E pres këtë rezultat ndoshta edhe me një rritje. Nuk është e lehtë me u arrit, por është e mundshme”.
“E kam thënë edhe publikisht se asnjëherë nuk ka pasur vendim që Lladrovci nuk është në PDK dhe asnjëherë nuk ka thënë që nuk është në PDK, Lladrovci nuk ka bërë iniciaitivë”, deklaroi mes tjerash ai.
Kreu i PDK-së theksoi më tutje se Drenasi është komuna e shtatë e subjektit politik me të cilin udhëheq ai.
“ Zgjedhjet lokale kanë përfunduar, Lladrovci është kryetar i Komunës së Drenasit dhe është komuna e shtatë e Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi Hamza
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...
Vjedhje në bankomat, tre vjet e gjysmë burg për kosovarin në...
Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në M...
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...