Klinika Infektive në QKUK ka konfirmuar rastin e dytë për këtë vit të prekur nga sëmundja e malaries.
Drejtori i Klinikës, Dr. Hamdi Ramadani, ka deklaruar për Express se pas analizave gjatë ditës së djeshme është konfirmuar malaria te një pacient nga Gjakova. Mjeku ka treguar se pacienti rreth 20 vjeçar ka qenë në vizitë në Nigeri, vend ky në gjendje endemike nga malaria.
“Pacienti është shtrirë në Klinikën Infektive nga fillimi i këtij muaji. Ka qenë në gjendje të rëndë, me temperaturë e lodhje, dhe pas konstatimit për malarie pacienti është trajtuar me terapinë e duhur dhe tani është në gjendje më të mirë”, ka deklaruar Ramadani për Gazetën Express.
Ai ka shtuar se pacienti pritet të lirohet në fund të javës nëse gjendja e tij vazhdon të përmirësohet me këtë ritëm.
Në Kosovë raste të malaries janë paraqitur në vitin 1999 pas mbarimit të luftës, ndërsa në vitin 2010 u patën prekur disa persona ku njëri nga ta pati gjetur vdekjen. Gjatë këtij viti ka qenë i prekur edhe një pacient tjetër i cili poashtu ishte liruar për në shtëpi pas trajtimit në QKUK.
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...