Sot janë konfirmuar edhe dy persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rasti është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Me këtë rast, Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, edhe sot ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të këtij virusi, me përmasa globale.
“Qytetarë të nderuar, ju lutemi që ti zbatoni masat preventive, pasi kjo mbetet e vetmja mënyrë e luftimit dhe e parandalimit të përhapjes së virusit. Mbani maska, respektoni distancën sociale, mbani higjienën personale, gjegjësisht pastroni duart sa më shpesh që mundeni, në maksimumin e mundshëm shmangni grumbullimeve të njerëzve”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pas konfirmimit të rastit të sotshëm.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, dhe situata aktuale me COVID-19, është si vijon: nga 83 të prekur deri më tani 76 janë shëruar, 5 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur.
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...
Haxhiu bleu banesë 128 m² në Dragodan me 1 mijë euro për m²,...