Presidentja Vjosa Osmani e shijoi nga afër koncertin e mbrëmshëm të artistit, Armend Rexhepagiqi, krah bashkëshortit, Prindonit dhe dy vajzave të tyre.
Ajo sot ndau fotografi në rrjete sociale për të treguar magjinë e koncertit në të cilin e para e vendit tha se kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.
“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme. Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja. Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje