Qytetarët e Kosovës, ashtu edhe si edhe pjesa më e madhe e botës, po vazhdojnë të përballen me pandeminë COVID-19, një virus ky i ri dhe ende i panjohur.
Mbrëmë është konfirmuar vetëm një rast i ri pozitiv, ndërsa janë shëruar edhe shtatë të infektuar.
Momentalisht në Kosovë deri më tani kemi 1048 të infektuar, ndërsa janë shëruar 801 pacientë e kanë vdekur 30 persona.
Deri tani sipas IKSHPK-së, janë kryer gjithsej 13992, e raste aktive janë 217.
Sipas kësaj tabele, bazuar me të dhënat nga IKSHPK, më së shumëti nga COVID-19 është prekur Ferizaj me 134 raste, 2 të vdekur, 98 të shëruar e 34 raste vazhdojnë të jenë aktive.
I dyti për nga numri i rasteve është komuna e Prizrenit, me 130 sosh, 3 të vdekur, 69 të shëruar e 58 raste janë akoma aktive.
Prishtina, Gjilani e Malisheva vijnë tutje si komunat më të goditura nga kjo pandemi.
Më 0 raste vazhdojnë të jenë komunat: Juniku, Graçanica, Novobërda, Ranillugu, Shtërpca e Pozharani.
Ndërsa, momentalisht s’ka asnjë rast aktiv në Klinë, Viti, Zveçan, Shtime, Gjakovë, Podujevë, Hani i Elezit, Skenderaj e Drenas.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...