Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar të dhënat e qarkullimit të automjeteve në hyrje dhe dalje të qytetit
Në bazë të statistikave, drejtimi për Fushë Kosovë është më i ngarkuari me mesatare 40 deri në 50 mijë vetura brenda 12 orëve.
“Të dhënat për qarkullimin e automjeteve në arteriet kryesore që gravitojnë drejt qytetit dhe anasjelltas (pra në të dy drejtimet) janë:
drejtimi Fushe Kosove 40 000 – 50 000 vetura / 12 ore;
dejtimi Mitrovice/Kastriot 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;
drejtimi Podujeve 10 000 – 20 000 vetura / 12 ore;
drejtimi Ferizaj 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;
si dhe kemi qarkullimin nga ana verilindore e qytetit ne rrugen B me 20 000 – 30 000 vetura / 12 ore;
Pra ne total perafersisht 135 000 vetura qarkullojne ne keto rruge brenda 12 oreve.
Ne tre muajt në vijim do të prezantojme planin e mobilitetit 2018-2030 me 102 masat qe do te kushtojne mbi 200 milion Euro”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...