Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 24 kontrata me operatorë privatë të transportit publik, operatorë obligohen që të blejnë autobusë të rinj brenda një viti, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca.
Kontrata tetëvjeçare, mes tjerash, përcakton që operatorët do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.
“Nga sot kontratat do t’i kenë tetëvjeçare, këto kontrata u mundësojnë që të investojnë në autobusë të rinj. Kemi punuar shumë që ta krijojmë një sistem të ri dhe në mënyrë që qytetarët ta blejnë veç një biletë. Që nga 1 janari qytetarët do ta blejnë veç një biletë. Kontrata është njëvjeçare që t’i blejnë autobusët, në të kundërtën do t’u merret licenca”, tha Rama./Arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë