Komuna e Prishtinës ia ka dhënë Bashkësisë Islame të Kosovës kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë BIK, nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në ueb-sajtin e tij zyrtar, të cilit i ka bashkëngjitur edhe dokumentet e pranuara nga Komuna.
BIK po ashtu ka njoftuar se tashmë është duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, që, siç ka thënë ai, sa më parë të nisin punimet për ndërtimin e xhamisë.
“Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
“Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë”, thekson njoftimi i BIK’ut.


Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron