Përmes një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt është miratuar Harta Zonale e Komunës 2020-2028, si dokumenti më i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor, raporton arbresh.info
Më këtë rast drejtoresha e Urbanizimit në këtë komunë, Sanije Ahmeti bëri të ditur rëndësinë e këtij projekti.
“Harta Zonale do të ndihmojë zhvillimin e Komunës. Shfrytëzimin i tokës për të gjitha fushat. Komuna e Skenderajt do të ndërmerr hapa për të bërë zhvillimin ekonomik e turizmin. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë çdo vendim”.
E kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se më miratimin e kësaj Harte Zonale, Skenderaj bëhet komuna e parë në Kosovë me këtë dokument.
“Sot është një datë historike për komunën tonë më të cilën lidhet e tashmja dhe e ardhmja. Miratimi i Hartës Zonale është një arritje e madhe pasi që më këtë po bëhemi Komuna e parë në Kosovë që po e kompletojmë legjislacionin. I tërë hartimi i dokumentit ka qenë transparent. Më këtë hartë qyteti ynë do të merr pamje të re. Më këtë dokument strategjik do të shfrytëzohet toka dhe do të mbrohet mjedisi duke hapur rrugë për zhvillim ekonomik e turizëm. Më këtë dokument nuk mund të bëhet as një ndërtim nëse si plotëson kriteret. Ne synojmë të krijojmë kushte të përshtatshme për bizneset e investim duke krijuar vende të reja të punës”, tha Jashari.
Ndryshe me miratimin e kësaj Harte Zonale, Komuna e Skenderajt, bëhet komuna e parë në Kosovë, që po kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor (Hartën Zonale dhe PZHK-në), në harmoni me ligjin e ri të planifikimit hapësinor.
Ky dokument do të miratohet pasi që ka përfunduar të gjitha procedurat e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi, me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si dhe UN-HABITAT-it./arbresh.info/

Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...