Komuna e Rahovecit, konkretisht kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, duke u bazuar në situatën e krijuar në terën pas reshjeve të shitu, me datë 5 Mars ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiu, shkruan arbresh.info.
Përmes një komunikate për medie, komuna njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit.
Kjo është komunikata e plotë:
“Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke u bazuar nga situatën e krijuar në terën pas reshjeve të shitu, me datë 5 Mars ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiut”.
Njoftohen qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit, gjenden në objektin e vjetër të Komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente