Komuna e Rahovecit fiton grant 137,974€ nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.
Ky grant vjen pasi ka përfunduar procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, me vlerë prej 137,974€ nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi, për fitimin e këtij granti ka falënderuar zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave.
Fitimi i këtij granti ka përfshirë shumë kritere, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj. Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit për grantin, vazhdojmë bashkë ta bëjmë Rahovecin komunë ekologjike, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë