Komuna e Prizrenit ka njoftuar se zjarri në Prevallë nuk ka arritur të shuhet në tërësi.
Sipas njoftimit, nesër do të intervenohet nga zjarri, shkruan Arbresh.info.
“Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë. Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri”, ka njoftuar kjo komunë.
Ata kanë bërë të ditur se prezentë kanë qenë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zyrtarë të Agjencisë të Menaxhimit të Emergjencave.
Zjarr në Prevallë ka nisur sot nga orët e hershme të mëngjesit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...