Ka me dhjetëra vende turistike.
E për zhvillimin e tyre komuna e Prizrenit së fundi ka ndarë edhe një fond.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna e qytetit me ura të gurit ka planifikuar të zhvilloj turizmin malor dhe rura, arbresh.info.
Në të njëjtin njoftim thuhet se shuma që është paraparë është rreth 20 mijë euro ose saktësisht 18 mijë e 550 euro.
Në përshkrim thuhet se do të bëhet inçizimi gjeodezik i lokacionit sipas koordinatave kadastrale nga komuna, pastrimi i terrenit dhe hedhja e mbeturinave deri në deponi të përcaktuar nga komuna, punët e dheut dhe mbushja dhe furnizimi dhe mbushja de mbjellja e barit.
E një nga kriteret e cekura për dhënie të kontartës është edhe çmimi më i ulët i ofruar.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 2 dhjetor 2019, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/



Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...