Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se në aksionin që kishin ndërmarr ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore, nga 20 gjoba të shqiptuara janë paguar 10 prej tyre.
Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paguar gjashtë gjoba, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paguar tre gjoba si dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) një gjobë.
“LVV ka paguar 6 gjoba, PDK ka paguar 3 gjoba, AKR ka paguar 1 gjobë”, ka shkruar ai.
Ndërsa sipas tij, gjobat e papaguara nga partitë politike janë këto: “LDK 5 gjoba, AAK 3 gjoba, LVV 1 gjobë, NISMA 1 gjobë. Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka thënë Tahiri.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...