Qytetarët e Prishtinës nuk janë të obliguar që të paguajnë faturat e lëshuara për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025.
Sipas njoftimit në faqen “Kryeqyteti Prishtina”, nga tani e tutje pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri, shkruan Arbresh.info.
“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në postim./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira