Në njoftimin e komunës theksohet se gjatë stërvitjeve qytetarët duhet të kenë parasysh se nuk ka arsye për shqetësim sepse ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, theksohet në njoftim.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.