Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se duke filluar nga sot e deri në përfundim te krizës së pandemisë si komunë kanë marrë edhe disa vendime.
Ahmeti ka njoftuar se të gjitha dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore obligohen që vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë të gjitha shportat dhe karrocat shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore.
Po ashtu të caktohet një person përgjegjës që do të caktojë distancën me klientëve.
Bizneset që nuk zbatojnë këto masa do të gjobiten ka bërë të ditur Ahmeti.
Postimi i plotë:
Prej sot e deri në përfundim të krizës se pandemisë, si Komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë
Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .
Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.
Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi
Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtinës nuk do te ofron shërbime per qytetare nëse qytetaret NUK JANE TE PAISUR me pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza).#rriNshpi.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat