Komuna e Prishtinës ka shkëputur kontratën edhe me një operator ekonomik për mospërmbajtje ndaj kontratës.
Kështu bëri të ditur, kryetari i kryeqytetit, Pëparim Rama i cili tha se bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U “Gjergj Fishta”, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në veshjen e mureve, shkruan Arbresh.info.
Rama ka këruar përgjegjëshmëri dhe bashkëpunim nga ana e operatorëve ekonomike duke thënë se nuk do të tolerojnë kompani të papërgjegjshme.
“Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami