Komuna e Prishtinës është gati për të nisur dekorimet për festat e fundvitit dhe ka ndarë buxhet rreth 50 mijë euro për këtë.
Por shkaku i pandemisë COVID19 në sheshet e kryeqytetit nuk do të vendosen shtëpizat në të cilat tuboheshin qytetarë jo vetëm nga Prishtina.
Mimoza Sylejmani nga Zyra për Urbanizëm ka treguar për Radio + se po presin rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur me dekorimet.
“Jemi gati, kemi dashur të fillojmë të hënën, por kur kemi parë që po rriten rastet me koronavirus nuk filluam, kemi frikë se ndriçimi dhe zbukurimet do të grumbullojnë shumë njerëz, kompania është gati, kemi pasur kontratë me të ëdhe këtë vit”, ka thënë Sylejmani.
“Shtëpizat nuk do të dalin për shkak të grumubllimit të madh, vitin e kaluar kemi pasur vizitorë edhe nga Shqipëria e Maqedonia. Por i tërë projekti është shumë i bukur dhe po i presim udhëzimet nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja për filluar”, ka shtuar ajo.
Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte nisur dekorimet më 1 nëntor.
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...