Ajo pak borë që ra sot në Prishtinë bëri që të bllokohen disa rrugë dhe të shkaktohen një numër i konsiderueshme i aksidenteve vetëm në kryeqytet.
Kjo për shkak se vozitësit nuk kanë qenë të pajisur me pajisje dimërorë, kështu ka thënë zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, duke shtuar se “pas reshjeve të lehta të borës, të gjitha kompanitë kanë qenë në terren, se bashku me ekipet e Komunës së Prishtinës, ku janë përkujdesur që të gjitha rrugët në kryeqytet të jenë të kalueshme”, transmeton arbresh.info
Ajo në një prononcim për “Arbresh.info” iu ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe kenë të gjitha pajisjet dimërorë.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të kenë në rregull të gjitha pajisjet dimërore, të cilat janë të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi”, tha Mullafazliu.
Komuna e Prishtinës gjegjësisht Drejtoria për shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim ka filluar planin e punës për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror me 15 nëntor.
Komuna e Prishtinës ka të kontraktuara 6 kompani, të cilat po përkujdesen për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në zonën urbane e rurale./ Arbresh.info
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...