Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, e cila ka nisur publikimin e formularëve.
Sipas të dhënave të fundit, Abdixhiku ka shtuar dy prona të reja krahasuar me vitin e kaluar. Bëhet fjalë për dy banesa në pronësi të bashkëshortes, njëra me vlerë 120 mijë euro dhe tjetra 100 mijë euro, të dyja të trashëguara nga prindërit.
Në deklarim përfshihen edhe pasuri të tjera të paluajtshme, si një shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë 200 mijë euro, një banesë e përbashkët e blerë me kredi bankare në vlerë 265 mijë euro, si dhe një shtëpi prej 200 metra katrorë, e trashëguar, me vlerë 150 mijë euro.
Sa i përket pasurive të luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes-Benz, prodhim i vitit 2019, në vlerë 25 mijë euro, e cila figuron në emër të bashkëshortes.
Në aspektin financiar, është deklaruar edhe zotërimi i 25% të aksioneve nga bashkëshortja e tij në kompaninë “AMPERA GROUP”, pa një vlerë të specifikuar. Ndërkohë, Abdixhiku ka raportuar 386 euro kursime dhe depozita bankare, si dhe 4,915.36 euro të ardhura nga paga. Bashkëshortja e tij ka deklaruar 4,293.40 euro nga paga dhe kursimet.
Sa i përket detyrimeve, ai ka bërë të ditur se ka një kredi për renovimin e shtëpisë me shumë të mbetur prej 32,502 euro, si dhe një kredi tjetër për blerje banese me detyrim të mbetur prej 126,020.40 euro.
Në total, të ardhurat vjetore të Abdixhikut arrijnë në 16,889 euro nga paga, ndërsa ai ka deklaruar edhe 24 mijë euro të tjera nga një angazhim shtesë.
Deklarimin e pasurisë mund ta gjeni në këtë link:
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...