Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas raportit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme. Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 16.41 centë, ndërsa figuron edhe banesa e bashkëshortes me vlerë 530 mijë euro.
Kursimet e tij personale kanë rënë ndjeshëm, ndërsa qiraja e banesës është rritur nga 250 në 350 euro.
Në deklarim përfshihen edhe të ardhurat vjetore prej 21,315 euro nga paga e tij si kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes, si dhe një kredi e mbetur prej 160 mijë euro.
Sa i përket parave të gatshme në llogari rrjedhëse, bshkëshortja e tij mban në një bankë në Oslo të Norvegjisë dy llogari me gjithsej 21,500.00 euro, prej të cilave 2,000 euro janë kursime të vajzës së tyre dhe 50 euro të tjera janë kursime të vajzës.Kryeministri ka deklaruar se nuk posedon automjet, aksione në shoqëri tregtare apo kriptovaluta.



Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...