Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim drejtorin e programit “Up to Youth”, z. Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për realizimin e projektit “Up to Youth” , projekt ky i cili financohet nga USAID-i.
Projekti “Up To Youth”, është aktivitet pesëvjeqar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka për qëllim mobilizimin e rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive, zhvillimin dhe demonstrimin e shkathtësive të buta/jetësore për rininë, si dhe mbështetjen e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi, ku rinia mund të përfshihen në mënyrë pozitive të dobishme, transmeton arbresh.info
Gjithashtu programi i këtij projekti zhvillohet edhe në tre komponentë kryesorë; përforcimi i të rinjve që të bëhen forcë e ndryshimeve në komunitet, të rinjtë të pajisen me aftësi dhe shkathtësi të buta përmes trajnimeve, si dhe përforcimi i komunikimit në mes të institucioneve dhe të rinjve.
Kryetari Bahtiri duke i falënderuar për vizitën si dhe duke çmuar lartë bashkëpunimin që komuna e Mitrovicës ka pasur nder vite me USAID-in, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti në Mitrovicë sepse është mese e nevojshme përfshirja e të rinjve në aktivitet që zhvillohen brenda komunitetit ku jetojmë.
“Të rinjtë duhet të stimulohen si dhe të vetëdijesohen që të bëhen pjesë e aktiviteteve që ndodhin brenda komunitetit, sepse nuk mund të kemi një shoqëri të denjë dhe të shëndoshë pa përfshirjen e të rinjve në procese të ndryshme”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen./arbresh.info/

Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit