Komuna e Kamenicës ka kërkuar nga stafi shëndetësorë që nga dita e hënë e deri të mërkurën të lajmërohen te ekipet e vaksinimin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Njoftim me rëndësi për stafin shëndetësor të sektorit publik dhe privat lidhur vaksinimin anticovid
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë stafin shëndetësor të cilët punojnë në sektorin privat dhe publik në Komunën e Kamenicës, se nga dita e hënë deri ditën e mërkure nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të lajmërohen tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.
Pasi të arrijnë vaksinat e para, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim, andaj luteni të lajmëroheni.
Ju falemnderit për mirëkuptim!/arbresh.info/
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...