Plani Zhvillimor Komunal konsiderohet ndër dokumentet më të rëndësishme të një qyteti. Fushë Kosova, tashmë ka finalizuar draftin e këtij plani, derisa tani është dërguar te ministritë e linjës e për të vazhduar me procedura të tjera si vënia në diskutim publik e kështu me radhë.
Sipas njohësit të qeverisjes lokale, Valmir Ilazi, kur Plani Zhvillimor Komunal zbatohet në praktikë, ndihmon në realizimin e shumë projekteve me radhë dhe me prioritet.
Nga Vetëvendosje në Fushë Kosovë thonë se nga ky plan nuk presin zhvillim e as të jetë në interes të qytetarëve.
Sipas nënkryetarit të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, për dallim nga plani i kaluar, ky plan i ri ka ndryshime të mëdha në rritjen e popullsisë, në infrastrukturë e në ekonomi. Derisa tregoi çka përmban ky plan, Osmani tha se orientimi kryesor do të jetë krijimi i një hapësire të favorshme, për të investuar në Komunën e Fushë Kosovës./rtk
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...