Komuna e Ferizajt thotë po vijon të jetë i pamundur ofrimi i shërbimeve të rëndësishme administrative për shkak të një “problemi teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovë”.
Sipas Komunës ky problem është shkaktuar nga ndërprerja e lidhjes me sistemin elektronik qendror, gjë që ka bërë të pamundur përpunimin dhe lëshimin e dokumenteve të rëndësishme si:
• Certifikatat personale,
• Ekstraktet familjare,
• Dokumentet e identifikimit,
• Si dhe të gjitha shërbimet që varen nga ky sistem.
Pavarësisht përkushtimit maksimal të stafit komunal për ofrimin e shërbimeve pa ndërprerje, kjo situatë është jashtë kompetencës sonë dhe zgjidhja e saj mbetet në duart e autoriteteve qendrore.
Komuna e Ferizajt është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do të ju mbajë të informuar sapo të rikthehet funksionaliteti i sistemit dhe lut qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj periudhe të përkohshme.
Kurse për rastet urgjente, qytetarët mund të paraqiten në sportele, ku zyrtarët përgjegjës do t’ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit