Kompania Mabetex informon familjarët për gjendjen e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan

14:41 | 10 Janar 2022

Kompania Mabetex, e cila ka mijëra shqiptarë të punësuar në Kazakistan, ka dalur me një komunikatë ku njofton mbi gjendjen e punëtorëve të saj.

Sipas kompanisë, punëtorët janë të sigurtë dhe situata në tri qytetet ku janë ata, është e qetë.

“Duke pasur parasysh të rejat e fundit lidhur me situatën në Kazakistan, informojmë të gjithë familjarët e punëtorëve nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia që në tri qendrat të rëndësishme ku punojnë mbi 1900 puntorë të Mabetex (duke mos konsideruar se një pjesë nga këta kanë udhëtuar në vendlidje për festat e fundvitit), Ust Kamenogorsk, Almaty dhe Nur-Sultan, situata është e qetë dhe institucionet e vendit funksionojnë sipas ligjeve në fuqi” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Në të gjithashtu thuhet se jeta është kthyer në normalitet, teksa me kthimin e internetit, edhe punëtorët kanë mundësi të komunikojnë me familjet e tyre pa ndërprerë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara