Organizata QIKA sot ka ndërmarrë një aksion simbolik kundër reklamave me mesazhe denigruese dhe seksiste në tualetet publike pranë bizneseve që ndodhen në kampusin universitar ‘Hasan Prishtina’.
Në një reagim publik, nga kjo organizatë i kanë bërë thirrje Komunës së Prishtinës të largojnë menjëherë këto reklama nga tualetet publike, ku gratë krahasohen me ‘kaçikun’ e pulës.
“Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen grave dhe vajzave. Sot, QIKA ndërmori një aksion simbolik kundër këtyre reklamave, të cilat, ndër të tjera, krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës. Kjo gjuhë objektifikon gratë duke i trajtuar si produkte konsumi dhe shitjeje. Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që menjëherë të largojë këto reklama nga tualetet publike. Gratë dhe vajzat nuk janë “kaçika” e as mjete marketingu. E ju Heb’s Kosova & My Shawarma a keni kaçik mos me kon seksista?”, thuhet në reagimin e tyre.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...