Në lidhje me një informacion që disa turistë kosovarë kishin ngelur në Aeroportin në Antalya duke pritur për fluturimin për në Prishtinë, agjencioni turistik “Sava Tours” ka dhënë disa informacione të reja.
Nga kjo kompani kanë deklaruar që vonesa kishte ndodhur për shkaqe teknike, dhe se udhëtarët janë kthyer për në Prishtinës pa ndonjë shqetësim.
“Savatours ka kryer te gjitha përgjegjësitë e veta dhe vonesa ne bartje është krijuar për shkak te problemeve teknike qe ka pasur ne mjetet e transportit te aviokompanisë.
Pas evitimit te defektit udhëtarët kane vazhduar rrugëtimin drejt Prishtinës te sigurte dhe pa asnjë shqetësim.
Dhe udhëtarët do te shpërblehen ne baze te rregullave ndërkombëtare” është thënë ne deklaratën e kompanisë “Sava Tours”
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...