“Sigurisht që kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkroi presidenti Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se kompania ajrore gjermane “Lufthansa” po bashkëpunon me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, shkruan AA, transmeton arbresh.info.
Në një shkrim në rrjetet sociale, presidenti Thaçi tha se e mirëpret “nënshkrimin e Letrës së Qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore prestigjioze gjermane ‘Lufthansa’ dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, e cila mundëson hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd”.
Ai tha se një gjë e tillë shënon një hap tjetër në përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
“Sigurisht që kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për Ambasadorin e SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, si dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit (Donald) Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, shkroi Thaçi.
Aviokompania “Lufthansa” ka njoftuar autoritetet e Kosovës për një gjë të tillë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, të cilit përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet në vende të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, pasi pranoi këtë letër, tha se ky është një hap përpara në angazhimin e institucioneve të Kosovës për normalizim të plotë të hapësirës ajrore në Kosovë.
“Me këtë vihet kontakti në mes dy autoriteteve të aviacionit civil, në mes të Kosovës dhe Serbisë, si partnerë të barabartë”, u shpreh Berisha, i cili tha se nga kjo do të përfitojnë më shumë qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet e Aeroportit të Prishtinës.
– Stoltenberg: Marrëveshja për fluturimet Prishtinë-Beograd “hap i rëndësishëm”
Në një komunikatë për media të Forcave Internacionale Paqeruajtëse në Kosovë – KFOR në Kosovë, ku u bë publike letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, e konsideron këtë marrëveshje si “hap të rëndësishëm “i cili do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
“Bazuar në letrat e synimeve të nënshkruara sot në Berlin, e mirëpres qëllimin e Eurowings dhe Grupit Lufthansa për të vendosur fluturime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës. Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thotë Stoltenberg përcjellë komunikata.
Tutje në komunikatë thuhet se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, komandanti i misionit të KFOR-it “e ka autoritetin e hapësirës ajrore mbi Kosovë dhe NATO do të mbetet e përfshirë përmes procesit afatgjatë të Takimit të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan, të cilin e udhëheqim ne”.
Marrëveshja përmes së cilës mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror, është mirëpritur nga institucionet e Kosovës, e cilat sipas Ministrisë së Infrastrukturës “shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunim mes tyre, pas 20 vjetëve”.
Sipas marrëveshjes në kuadër të Zonës së Përbashkët të Aviacionit Evropian (ECAA), kompania “Lufthansa” duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info, raporton AA.
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës