Komisioni përzgjodhi katër kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

16:20 | 11 Nëntor 2015
M. A.

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të intervistave me gojë ( gjatë ditës së sotme) dhe testit me shkrim i mbajtur më 9.11.2015, i ka përzgjedhur katër (4) kandidatë për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët që kanë shënuar më shumë pikë gjatë intevistimit janë: Gresa Cakaj Nimani, Rexhep Gashi, Selvete Gërxhaliu dhe Hashim Çollaku.

Këta kandidatë do t’i dërgohen seancës së Kuvendit të Kosovës për votim.

Shpërndaje në rrjete sociale