Në vazhdën e mbledhjeve përgatitore për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor 2016 në Strasbourg të Francës, sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.
Temë e debatit të sotëm ishte agjenda e takimit në Strasbourg si dhe çështjet që do të shtjellohen në kuadër të këtij takimi. Po ashtu u bë ndarja e përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit Kosovës lidhur me temat që do të adresohen në takim.
Anëtarët e Komisionit theksuan se temat e parapara për diskutim pasqyrojnë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe vunë në pah nevojën që Delegacioni i Kosovës të shkojë i përgatitur maksimalisht me qëndrime të harmonizuara për çështjet me rëndësi për vendin. Ata, po ashtu, u zotuan se do të kenë qasje konstruktive dhe do të përçojnë mesazhe në interes të procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, të cilët iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...