Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim Publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me Projektligjin për çmimin e produkteve medicinave, tha se është një ligj që i ka munguar Republikës së Kosovës dhe që ka për qëllim rregullimin e tregut farmaceutik.
Tutje ai tha se ky projektligj i ka disa qëllime: ulje të çmimit te barërave, vendosja e çmimit tavan, vendosjen e konkurrencës, si dhe rimbursimit të barërave.
Kurse nga ana e farmacistëve lidhur me këtë projektligj pati reagime, sidomos në mbrojtjen e sigurinë ligjore.
Kështu, Mergim prishtina mes tjerash tha se nuk ka mundësi me rritë çmimin vendori, sesa importuesi.
“Inovatori mbrohet me ligj e jo prodhuesi vendor, që duhet të ndryshohet që të mbrohet me ligj edhe prodhuesi vendor”, Mergim Prishtina, prodhues i Trefarmit.
Ndërkaq, Shaip Krasniqi, nga Shoqata e Distributorëve të Kosovës, shtoi se duhet të futet kostoja e shërbimit, sepse, shtoi ai, po tentohet të barazohet farmacisti me tregtarë të tjerë.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...