Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa ka miratuar projektligjet për FSK-në.
Kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se ky komision nuk ka pasur asnjëherë ligj më të rëndësishëm.
“Nuk janë planifikuar mjete shtesë por këto planifikime janë brenda Ministrisë. Deri më tani vetëm 0.7% të bruto produktit vendi e shfrytëzon për mbrojtje. Në të ardhmen duhet të miratojmë kostot sa të na vijnë sepse tani për tani nuk kanë kosto të caktuar projektligjet. FSK vitin e ardhshëm do të ketë 53 milion euro buxhet, pastaj 57 e më pas 62 milion , ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Deputeti Ali Lajçi ka thënë se këto projektligje kanë mangësi.
“Këto projektligje nuk e trajtojnë tamam si ushtri FSK-në, sepse nuk ka kosto. Por duhet miratuar si janë. Kemi pasur disa terminologji jo të duhura dhe me këto rekomandime në këto ligje janë përmirësuar dukshëm” ka shtuar ai./arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi