Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve.
Kryetari Adnan Rrustemi, u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, derisa tha se dy bashkëpunim do të intensifikohet edhe në fusha tjera.
“Unë sot në emër të komisioni pata kënaqësinë të pres kryetaren e komisionit në kuadër të një vizite ndërinstitucionale. Sot nënshkruam memorandum që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve”,
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, Klotilta Pushka, tha se me këtë marrëveshje i konkretizojnë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit.
“Është kënaqësi të komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë që jemi në vizitë punë. Sot për më pak se 4 javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”, ka thënë Pushka./eo/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...