Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka reaguar me shqetësim lidhur me raportimet se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm. KOMF i bën thirrje organeve të drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente dhe paralajmëron për rreziqet e pretendimeve të pabazuara shkencërisht.
“KOMF ngre alarmin dhe i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme”, thuhet në reagim.
KOMF gjithashtu reagon ndaj përhapjes së pretendimeve të pabazuara shkencërisht që autizmin e paraqesin si diçka që mund të “shërohet”.
“Qasje të tilla janë jo vetëm mashtruese, por edhe të rrezikshme, sepse devijojnë vëmendjen nga nevojat reale të fëmijëve: mbështetje profesionale, ndërhyrje të strukturuara, mjedise stimuluese dhe shërbime të bazuara në evidencë”, thekson koalicioni i OJQ-ve.
Sipas KOMF-it, promovimi i premtimeve mashtruese shkakton dëm direkt: krijon pritshmëri joreale, shton stigmatizimin e fëmijëve dhe presionin mbi familjet e tyre, dhe nxit keqkuptim për nevojat reale të fëmijëve me autizëm.
Koalicioni thekson gjithashtu urgjencën e informimit të përgjegjshëm, përmirësimin e politikave publike dhe investimin në kapacitete dhe shërbime që fuqizojnë fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre. Siç thuhet:
“Vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm”, potencohet në reagim.
KOMF thekson se çdo përpjekje për manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fëmijët me autizëm është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.
LEXO EDHE:
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...