Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe në rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.
Në një reagim zyrtar, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar, duke theksuar se çdo trajtim jashtë këtyre standardeve përbën rrezik për shëndetin.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe ka bërë të ditur se është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.
Ministria ka theksuar se shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe se çdo keqpërdorim apo veprim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...